Refund policy
Rikthimi I Artikujve
E drejta e konsumatorit për të hequr dorë brenda 14 ditëve:
Ligji nr. 9902, datë 17.04.2008 “Për Mbrojtjen e Konsumatorit”
Nëse gjatë blerjes tek ne , produkti nuk është brënda pritëshmerisë tuaj dhe dëshironi KTHIMIN e lekëve, lajmërimi për kthimin e produktit duhet të bëhet brenda 48 orëve, - nga momenti që ju keni marrë porosinë në dorëzim nga korrieri ynë. Produktet që ktheni, duhet të jenë në kutinë origjinale; me paketimin dhe ambalazhimin e tyre; të mos jenë përdorur apo dëmtuar gjatë hapjes apo provës dhe tё shoqërohen me të gjithë aksesorët dhe bashkë me faturën e blerjes.
Nëse ky afat kalon, mos u shqetësoni! Ju sërish do të mund ta ktheni produktin tuaj brenda 14 ditëve, por nëse kthimi bëhet pas 48 orëve, ju do keni mundësi vetëm ta zëvëndësoni produktin me një produkt tjetër. Në raste të tilla, nuk do të mund t’iu kthehen paratë.
Ne do t’ju lejojmë që, kundrejt vlerës së produktit të kthyer, të merrni një produkt tjetër brenda një afati kohor prej 14 diteve.
Si bëhet kthimi i produktit?
Ju mund ta nisni menjëherë kërkesën tuaj për kthim duke zgjedhur nje nga format e meposhtme:
WhatsApp-it +355697044411
E-mail: info@antonelas-flavors.com
Facebook Antonela's Flavours
Telefonit: +355697044411
Instagramit Antonela's Flavours
Nëse ju ndodheni në Tiranë, apo keni mundësi të vini pranë dyqanit tonë kthimin e produktit mund ta bëni vetë fizikisht.
(Në të gjitha rastet, është përgjegjësia e blerësit t’i kthejë mallrat tek kompania, ose t’i dorëzojë ato tek dikush i cili është i autorizuar për ta bërë këtë proces. Ju nuk duhet të vononi kthimin e produktit dhe duhet t’i dorëzoni ato brenda 3 ditëve nga dita kur bëni kërkesën për kthimin e produktit.)
Cilat janë kushtet e kthimit të produktit?
Për të realizuar një kërkesë kthimi duhet që:
- Produkti nuk duhet të jetë i dëmtuar.
- Produkti nuk duhet të ketë shenja përdorimi.
- Produkti duhet të ketë të gjithë aksesorët përkatës.
- Amballazhimi i produktit duhet të jetë original, i rregullt dhe me të gjithë aksesorët.
- Produkti duhet të ketë faturën e blerjes së tij.
KINI KUJDES!
- Produktet kozmetike dhe të kujdesit personal;
- Rrobat e banjos, dhe intimo;
- Produktet OUTLET;
Tek të gjitha këto produkte - NUK mund të aplikohet procedura e kthimit, VETËM në rastet kur produkti i është proceduar gabimisht nga ana e kompanisë.
Uljet dhe kuponat
Uljet dhe kuponat e përdorur nuk kthehen mbrapsht:
Si mund ta përdorni vlerën monetare sërish?
Kur produkti kthehet në zyrat tona në Tiranë, bëhet verifikimi i tij brenda 24 - 48 orësh. Nëse produkti përmbush kushtet e kthimit, ne ju kontaktojmë nëpërmjet e-mailit ose telefonit për porosine e re ose rimbursimin e vlerës së produktit.
Në rastin e rimbursimit, ky proces do të kryhet përmes pagesës në llogarinë tuaj bankare, llogarive në Pay Pal ose përmes kartës së kreditit. Në rastet e kthimit në dyqanin fizik, rimbursimi bëhet menjëherë aty.
Nëqoftëse gjatë verifikimit rezulton se produkti nuk plotëson një nga kushtet e kthimit, produkti do t’ju kthehet sërisht ju, dhe kostoja e transportit iu faturohet po ju.